ISO 9001 standarti me i njohur qe eshte publikuar ndonjenjehere ne nivel nderkombetar. Ai percakton kerkesat per nje sistem menaxherial te cilesise dhe mund te implementohet dhe te certifikohet nga cdo shoqeri, pavaresisht dimensioneve apo fushes se aktivitetit.

Ç’përmban Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë?
ISO 9001-2015 përfaqëson sot pikën e referimit, e njohur në nivel botëror, për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së bizneseve të të gjithë sektorëve dhe të të gjitha përmasave. Normat e familjes ISO 9000 janë udhëzime se si një ndërmarrje duhet të veprojë, për të siguruar dhënien e një shërbimi cilësor d.m.th që i përgjigjet asaj që kërkohet nga klienti. Certifikimi sipas kësaj familjeje normash është një certifikim sistemi dhe jo produkti, d.m.th nuk certifikohet malli ose shërbimi, por sistemi i administrimit të firmës.

EN ISO 9001-2015 vendos në qendër të realizimit:

  • Klientin dhe përmbushjen e plotë të kënaqësisë së tij.
  • Vizionin e firmës si një bashkësi procesesh që mes tyre kanë një marrëdhënie të ngushtë;
  • Të japë produkte/shërbime që i përgjigjen në mënyrë konstante kërkesave të përcaktuara;
  • Ndjekjen e një përmirësimi e inovacioni të vazhdueshëm të paraqitjeve.
  • Të administrohet cilësia, nënkupton administrimin e efikasitetit dhe eficiencës së proceseve të veta përmes:
  • Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proceseve;
  • Aftësisë së përfshirjes së burimeve njerëzore;
  • Centralizimi i rolit drejtues në nivele të larta të firmës.

Të punosh me efikasitet dhe efektshmëri ka si rrjedhojë zvogëlimin e kostove. Me aplikimin e cilësisë së plotë, pra arrihet një zotërim i tregut më lehtë,
me një cilësi më të mirë dhe çmime më të ulëta.

Përparësitë

  • Administrimi i efikasitetit të veprimtarisë së vet, duke ndihmuar në përmirësimin e punës së gjithsecilit dhe në përgjigjen ndaj kërkesave të vëna;
  • Përfitimi i një sistemi monitorimi dhe matjesh që garanton efikasitetin e kontrolleve;
  • Rritja e konkurrencës dhe e besueshmërisë, dallueshmërisë në tregun referues;
  • Të pasurit e një certifikimi me vlefshmëri ndërkombëtare, elementë shtesë për pjesëmarrje në tenderë.

Sistemi i Menaxhimit Mjedisor ISO 14001 ofron një kuadër praktik për shoqëritë që duan të menaxhojnë rreziqet mjedisore ekzistuese dhe potenciale. Ky sistem integrohet lehtësisht në strukturën e menaxhimit të biznesit për të kontrolluar impaktet që aktivitetet, operacionet, produktet dhe shërbimet kanë mbi mjedisin.
ISO 14001 (Sistemi i Menaxhimit Mjedisor) është një mjet menaxhimi që lejon shoqëri të llojeve dhe përmasave të ndryshme që ato të:

  • Identifikojnë dhe kontrollojnë impaktin mjedisor të aktiviteteve, produkteve apo shërbimeve
  • Përmirësojnë performancën mjedisore në vazhdimësi
  • Zbatojnë një qasje sistematike për përcaktimin e objektivave mjedisorë dhe mënyrën si arrihen objektivat e përcaktuara, si dhe provat sipas të cilave këta objektiva janë arritur.

ISO 27001, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve, është konceptuar me qëllim garantimin e sigurisë së teknologjisë së informacionit.
Standardi është i zbatueshëm ndaj gjithë llojeve të kompanive, përfshirë institucionet qeveritare, kompanitë tregtare dhe agjencitë jo fitimprurëse. Përcakton kërkesat për operimin, monitorimin, përcaktimin, zbatimin, rishqyrtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të sigurisë së informacioneve të dokumentuara.
Një Sistem i Menaxhimit të Sigurisë së Informacioneve, i cili është zbatuar në mënyrë të saktë është një mjet biznesi që redukton rreziqet që mund të pësojnë asetet e informacionit duke:

    • Integruar programet e teknologjisë së informacionit/sigurisë së informacionit të kompanisë
    • Ekzaminuar në mënyrë sistematike rreziqet e sigurisë së kompanisë, përfshirë impakti, kërcënimet dhe dobësitë
    • Harmonizuar sigurinë e informacionit me objektivat e përgjithshme të biznesit tuaj.

Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore ISO 22000 është certifikimi më i lartë ndërkombëtar që mund të arrihet në lidhje me sigurinë ushqimore. Pasi ISO 22000 është një standard menaxhimi i përgjithshëm për sigurinë ushqimore, ky mund të përdoret nga çdo kompani që në mënyrë direkte apo të tërthortë lidhet me zinxhirin ushqimor nga bujqësia deri tek shërbimet ushqimore, përpunimi, transporti dhe magazinimi në paketim dhe në shitje.

Standardi ISO 39001 përcakton kërkesat për sistemin e menaxhimit të Sigurisë së Qarkullimit Rrugor (RTS). Ky standard mundëson që kompanitë që punojnë me sistemet e qarkullimit rrugor të reduktojnë, dhe më pas të përjashtojnë rreziqet e humbjes së jetës dhe plagosjeve të rënda në lidhje me aksidentet e qarkullimit rrugor.

Standardi zbatohet për qeveritë, operatorët e parkut të automjeteve si dhe për gjithë kompanitë private dhe publike që ndërveprojnë në sistemin e qarkullimit rrugor.
ISO 39001 bashkon praktikat më të mira dhe njohurinë në lidhje me sigurinë e qarkullimit rrugor dhe sistemet e menaxhimit të cilësisë në një mjet të vetëm për garantimin e menaxhimit të sigurisë.

Standardi ISO / IEC 20000 u zhvillua fillimisht ne vitin 2005, me pas u rishikua ne vitin 2011 dhe perfshin udhezues te praktikave te mira te perfshira ne ITIL (Bibliotekën e Teknologjisë Informative).

Menaxhimi i Sherbimit te IT perfshin te gjitha aktivitetet e zhvilluara nga nje kompani per te planifikuar, dizajnuar, ofruar, operuar dhe kontrolluar sherbimet e IT-se qe u ofron klienteve te saj.

Ekzistojne disa pjese te ketij standardi, sic eshte ISO / IEC 20000-1 (percaktimi i kerkesave per nje sistem te menaxhimit te sherbimit); Kërkesat ISO / IEC 20000-1 lidhen nder te tjera me ceshtje te tilla si zhvillimi dhe kalimi ne sherbime te reja ose te modifikuara te IT-se, vazhdimesia dhe disponueshmeria e sherbimeve, buxhetimi i sherbimit, menaxhimi i kapaciteteve, marredheniet e furnizuesit, siguria e informacionit ose trajtimi i incidenteve dhe kerkesat e sherbimit.

ISO 45001 është standardi ndërkombëtar i cili përcakton kërkesat për një sistem menaxhimi të shëndetit dhe sigurisë në punë. ISO 45001 zëvendësoi standardin OHSAS 18001.

Kërkesat e standardit ISO 45001 përfshijnë: vlerësimin e rreziqeve të aksidenteve në punë, vendosjen e masave në fushën e shëndetit dhe sigurisë, inkurajimin e pjesëmarrjes së punonjësve në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e punës, zbatimin e masave për të zvogëluar rreziqet e aksidenteve dhe sëmundjeve si dhe hetimin e incidenteve.

Certifikimi ISO 45001 mund të merret nga çdo kompani, pavarësisht aktivitetit të saj si dhe risqeve të shëndetit dhe sigurisë.

Ky certifikim konfirmon angazhimin e shoqërisë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur punonjësit e saj dhe të çdo personi tjetër në ambientet e saj.

ISO 50001 është standardi ndërkombëtar për sistemet e menaxhimit të energjisë. Versioni aktual i këtij standardi është publikuar në vitin 2018.

Sistemi i menaxhimit të energjisë ndihmon shoqëritë të përdorin energjinë në mënyrë sa më efikase, duke kursyer të ardhura si dhe mbrojtjen e mjedisit. Mund të implementohet dhe certifikohet në çdo kompani, pavarësisht madhësisë së saj, aktivitetit dhe burimet e përdorura të energjisë.

ISO 50001 përfshin kërkesat për kryerjen e analizës energjitike, vendosjen dhe monitorimin e treguesve të performancës së energjisë, përcaktimin e objektivave të menaxhimit të energjisë, ndërgjegjësimin e stafit, monitorimin dhe përmirësimin e performancës së energjisë.

Certifikimi ISO 50001 tregon angazhimin e shoqërisë për të përmirësuar performancen e saj dhe duke kontribuar në përpjekjet globale për të kufizuar konsumin e burimeve jo të rinovueshme.

Familja e Standardeve Ndërkombëtare ISO 22000 adreson menaxhimin e sigurisë ushqimore. Pasojat e ushqimit jo të sigurt mund të jenë serioze dhe Standardet ISO të menaxhimit të sigurisë ushqimore ndihmojnë organizatat të identifikojnë dhe kontrollojnë kërcënimet e sigurisë ushqimnore. Ndërsa shumë prej produkteve të sotme ushqimore vazhdimisht kapërcejnë kufijtë kombëtare, Standardet Ndërkombëtare nevojiten për të mundësuar sigurinë e zinxhirit global të sigurisë ushqimore. ISO 22000:2018 përcakton kërkesat për një sistem të menaxhimit të sigurisë ushqimore dhe mund të certifikohet. Ai hartëzon atë çfarë i nevojitet të bëjë organizata për të treguar aftësinë e saj për të kontrolluar kërcënimet ndaj sigurisë ushqimore në mënyrë që të garantojë se ushqimi është i sigurt. Ai mund të përdoret nga çdo lloj organizate, pavarësisht madhësisë së saj apo pozicionimit në zinxhirin ushqimor.

Industria globale e ushqimit është nën presion nga një numër i madh standardesh private për sigurinë ushqimore të cilat duhet ti marrin paraysh furnitorët në industrinë ushqimore dhe të certifikohen me to në mënyrë që të mund të shesin produktet e tyre. Rritja e kostove të certifikimit e kombinuar me kërkesat jo fleksible në standarded private detyron rritjen e kostove pa kontribuar në rritjen e sigurisë ushqimore. Si një alternativë ndaj këtyre zhvillimeve, nevojitet një standard i mirë hartuar dhe i respektueshëm siç është ISO 22000.

ISO 37001 mund të implementohet dhe certifikohet tek institucionet shtetërore, shoqëri private apo organizata jofitimprurëse. Në shumicën e shteteve në botë ekziston një legjislacion i cili ndalon dhënien dhe marrjen e të mirave materiale të panevojshme; ky certifikim synon të demostrojë angazhimin e shoqërisë për transparencë dhe një sjellje më etike në biznes.

ISO 37001 përfshin përveç të tjerave në kërkesat e saj aspekte të tilla si zhvillimi i një politike anti-rryshfet, ndërgjegjësimi i personelit, vlerësimi i risqeve, vendosja e kontrolleve financiare dhe jofinanciare me qëllim që të parandalojë aktet e korrupsionit apo ekzistencen e kanaleve të komunikimit nëpërmjet të cilave çdokush mund të transmetojë ankesa anonime në lidhje me dyshimet për korrupsion.