ISO 9001 standarti me i njohur qe eshte publikuar ndonjenjehere ne nivel nderkombetar. Ai percakton kerkesat per nje sistem menaxherial te cilesise dhe mund te implementohet dhe te certifikohet nga cdo shoqeri, pavaresisht dimensioneve apo fushes se aktivitetit.
Ç’përmban Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë?
ISO 9001-2015 përfaqëson sot pikën e referimit, e njohur në nivel botëror, për certifikimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë së bizneseve të të gjithë sektorëve dhe të të gjitha përmasave. Normat e familjes ISO 9000 janë udhëzime se si një ndërmarrje duhet të veprojë, për të siguruar dhënien e një shërbimi cilësor d.m.th që i përgjigjet asaj që kërkohet nga klienti. Certifikimi sipas kësaj familjeje normash është një certifikim sistemi dhe jo produkti, d.m.th nuk certifikohet malli ose shërbimi, por sistemi i administrimit të firmës.
EN ISO 9001-2015 vendos në qendër të realizimit:
- Klientin dhe përmbushjen e plotë të kënaqësisë së tij.
- Vizionin e firmës si një bashkësi procesesh që mes tyre kanë një marrëdhënie të ngushtë;
- Të japë produkte/shërbime që i përgjigjen në mënyrë konstante kërkesave të përcaktuara;
- Ndjekjen e një përmirësimi e inovacioni të vazhdueshëm të paraqitjeve.
- Të administrohet cilësia, nënkupton administrimin e efikasitetit dhe eficiencës së proceseve të veta përmes:
- Njohjes, menaxhimit dhe monitorimit të proceseve;
- Aftësisë së përfshirjes së burimeve njerëzore;
- Centralizimi i rolit drejtues në nivele të larta të firmës.
Të punosh me efikasitet dhe efektshmëri ka si rrjedhojë zvogëlimin e kostove. Me aplikimin e cilësisë së plotë, pra arrihet një zotërim i tregut më lehtë, me një cilësi më të mirë dhe çmime më të ulëta.
Përparësitë
- Administrimi i efikasitetit të veprimtarisë së vet, duke ndihmuar në përmirësimin e punës së gjithsecilit dhe në përgjigjen ndaj kërkesave të vëna;
- Përfitimi i një sistemi monitorimi dhe matjesh që garanton efikasitetin e kontrolleve;
- Rritja e konkurrencës dhe e besueshmërisë, dallueshmërisë në tregun referues;
- Të pasurit e një certifikimi me vlefshmëri ndërkombëtare, elementë shtesë për pjesëmarrje në tenderë.